Gjergj Fishta - Shqypnisë

gjergj fishta poezi shqypnise
T' falem, Shqypní, ti i shpirtit t'êm dishiri!
I lum njimend jam un n' gjí t'and tu' rrnue,
Tue gzue t' pámt t'and, tue t' hjekë atë ajr t'kullue,
Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.

Kje i Lumi vetë, qi mue m' dergoi ksi hiri
Per nen qiellë t'ande t' kthielltë un me u perftue,
Malet e hjedhta e t' blerta me shikjue,
Kû Shqypja e Burrit s' dron se i qaset nieri.

Ktû trima léjn gjithmonë, pse ti jé nâna
E armvet n' zâ, qi shndrisin duerët e t' lumit,
Kah des per tý i rrebtë e trim si Zâna.

Eden n' Balkan ti jé; ti prej t' Amshuemit
N' Balkan jé shkrue Mbretneshë mbí fiset t' tâna:
Hyp fronin, prá, e sundo, Shqypní, m' t' liruemit.

COMMENTS