shkodra foto shkoder
N' kopsht' mbas shpís prân njâj tryeze
po fladitem ndêj' n' vetmí,
tue përsjellun, me 'i grim' meze,
freskue n' pus nji pik' raki.

Sylarushen e syzezen
s'i dishroj me i pas' n' shoqni:
sýt e tyne aní le t' ndezen
për ndoj tjetër n' dashuní.

M' la dashnija e u vok díshiri,
prenduen stin't plot farfurí:
nuk m' ka mbetun veç putiri
me largue mall e mërzí.

Djathë e presh, buk' kallamoqe:
meze e mir' për terjaqi...
Kjo rakija aman sa shoqe
ngushulluese âsht në zymní.

Rrshet mbi bar nji rreze hâne,
lehtas gjetht dridhen n' puhí;
me zâ t' mârrun nji qemâne
âmbël fshân diku n' kojshi.

Shum kërkova e s'mund e gjeta
kurrkund n' bot' t'bardhen lumní:
s'u kujtove, ti Ernest-shkreta,
se e ke pas' mbrend' n' avulli?

N' avulli t' nji shpis shkodrâne,
n' kopshtin t'and tue pí rakí,
me shpirt t' knaqun m'sa 'i qemâne
âmbël fshânte n' largësi...

Kujtim i nji mbrâmjeje shkodrane, kushtue mikut Karl Gurakuqi
Romë, 12 Korrik 1960

COMMENTS