hile mosi poezi sheges se kopshtit
Pak vjet, o shegë, qi t' mbolla
E ti je rritë e shkue!...
Em bir me duerët e njoma
M' ndihmoj pleh n' rrâjë tue lshue...

E m' thote: "O atë, kur t' rritet,
As kjo do t' jét për mue?"
"Po bir - un j'u pergjegja -
për ty jam tue e vue!"

T' shiqoj, o shegë, e ngrihem,
Kah t' shof me fryte plot!
E kah mâ teper rritesh,
Mâ e madhe ti ç' do mot,
Mâ shum për mbrenda digjem
E sŷt më mbushen m' lot!

Ti helmin t' m' a kuptojshe,
Moj shega e njomë e e ré...
Ti ndofta s' do t' m' shiqojshe
Kaq gaz edhe haré,
Por ftyren do t' a mvrojshe,
Do t' m' kqyrshe shum mâ zbét,
Se aj, qi ty t' plehnojti,
Qi ty aq fort t' gjallnojti,
Moj shegë, sot kalbet m' dhét!

COMMENTS