hile mosi, hil mosi
Ah, Shypni, mos thuj mbarova,
Se djelmt tu edhe jan' gjall!
N' kamb' asht çu e rrebt Kosova,
E ban luftën ball për ball.
Ish nji vjet' ndër ma të vshtira,
Me nji mij nandqind e dhjetë,
Kur Kosov' mbloj egërsira,
Për me shbi çdo bim' mbi dhetë.
Ish, por sa e nis njat'hera
Bota mbar' për m'u gjallsu,
Kur me knaqje vjen prandvera
T' gjith' natyren m' e lulzu.
Ah, ehu! Do sheje t' kqia
Jan kah vin' prej ans mbi Le!...
N' vend t' prendvers që pret Shqypnia,
Bje mbi të nj' e rrebt rrufe.
Prej Azis' tek jan kah lshohen
Me tërbim të madh barbart,
Për me vra, me pre kta çohen,
Me turpnu për jet Shqyptart.
E n' Prishtin' atje pik' s'parit
Krisi topi me duhi,
Atje gjaku i shqyptarit
Ra në tok' me bi përsri.

__________

Poezia është e frymëzuar nga Kryengritja e Kosovës e vitit 1910

COMMENTS