Gjergj Fishta - Shqypnija e lirë

Gjergj Fishta - Shqypnija e lire
Jo, po: a s' desht djalli Shqypní?
Jo, po: a s' desht hasmi Shqyptár?
Qe, prá sod po ká Shqypní;
Qe, prá sod po ká Shqyptár.
Jo, po: ká Shqypní, per Zotin!
Ká Shqyptarë, qi n' çark agzotin
Atà e bâjn p'r 'i kurrgjâsend.

Ç' merr prej kreshtet t' Veleçikut
E dér poshtë në Kep të Shtiellit,
P'r inád t' djallit e t' anmikut,
Sod, si shkrue kje m' liber t' qiellit,
- Shkrue me gisht t' nji Perendije -
Flamri kuq e zí lshon hije:
Anë e kand Shqypní â ky vend.

Po, por neser, me ndimë t' Zotit,
Do t'a bâjm prap Shqypní t' lír
Prej Prevezet m' Leqe t' Hotit,
Prej Tivarit m' Monastír;
Edhè flamuri i Shqypnís,
Si flakë mnijet t' Perendís,
Do t' valvitet m' Kaçanik.

M' Kaçanik, po, do t' valvitet
Kuq e zí Flamri i Shqyptarvet;
Persè toka, shqyp kû flitet,
Ajo vetë âsht, qi prej t' Parvet
Trashigim na e kemi pasë:
Mbrendë i huej, jo, mâ s' do t' shklasë,
Posë at'herë, kúr vjen per mik.

Jo, po: na sod ktû sundojmë;
Ktû s' hecë fjala e tjeter kuej;
Gjallë Lirín' na nuk e lshojmë,
S' njofim mbret as krajl të huej.
Zoti n' qiell e na mbí tokë;
Me gjithkend vllazen e shokë,
Por seicilli m' cak të vet.

Prande' i huej, n' anderr m' e pá
Se vjen kurr e shklet nder né,
Drue se keq kishte me i rá;
Pse shqyptarët kan bâ nji bé -
Bé të madhe atà kan bâ;
Per Shqypní në luftë me rrâ -
Me rrâ n' luftë me krajl e mbret.

E kúr bjen në luftë shqyptari
Lidhë me besë aj ndermjet veti,
E din hasmi se aty pari
Shungllon toka e gjimon deti:
Se bijn krenat fushës s' mejdanit,
Si ato kokrrat e bastanit:
Shkulma-shkulma gjaku rrmen.

Edhè, besa, prá, Shqypnija
Trup në kâmbë ajo na âsht çue;
Âsht dyndë fusha edhè Malcija,
Kan njeshë armèt e janë shterngue,
Kan dalë n' luftë per t' drejta t' veta
- Zêmren flakë, synin si zhgjeta -
Hovin deka s' mund t'u a then.

Kqyrë Europa n' mend habitun,
Edhè besë nuk don me e xânun,
Se kta djelm n' Shqypní janë rritun,
Se kta besen e kan dhânun -
Gjallë ke shpija mos me kthye,
Nji herë hasmin per pa e thye,
Per pá e shtý perdhûni m' cak.

Po, por na, me arsye m' njânë dorë
E me pushkë në tjetren ngrefë:
Pá fuqí nji kòm s' ká Orë
E as nder t' gjallë s' ká pse me u njefë:
N' rrashtë perdhûni kem' m'i a shtî,
Se pá i vû Shqypnís kufî,
Prap Balkant do t' lahen m' gjak.

Ká nji Zot, po, qi pre' Empirit,
Me sŷ t' drejtë e t' shquet perore,
Vren mbí fise t' rodit t' nirit
Qi edhè t' ligshtin s' e lshon dore:
Qi mâ t' fortin n' mend harlisun,
Rrebtë m' furí i Lumi tue krisun,
Per nên kâmbë t' ligshtin i a shtron.

Ky, po, ujë shkallmes s' Shqyptarit
Ká me i dhânun n' lum t' Parrîzit,
Qi sá herë per dhé të Parit
A per dhûnë t' pleqnís s' Parizit,
T' a vringllojë nder moshë të reja,
T' i ndrisë n' dorë, si njajo rrfeja,
Qi per mnerë qiellve veton.

M' kâmbë, prá, nipa t' Gjergj Kastriotit,
Me lidhë besë e armët me njeshë!
Kem' nji Atdhé edhè na n' ditë t' sotit:
Kem' Shqypnín na Rregjineshë,
Per Shqypní na të jetojm;
Gjallë Shqypnín na mos t' a lshojm:
N' mend t' â kem' per jetë e mot.

Po, por ndolli se vjen dita,
Qi me faj Shqypnín e darni,
Qi e Lirís u erret drita
Edhè m' t' huej Atdhén e mvarni
A per pare a marrí tjera,
Si nder kohë, qi shkuen, atëhera,
U marroftë i Madhi Zot!

COMMENTS