Robert Shvarc - Tingëllim për Shkodrën

robert shvrac per shkodren
Ah, Shkodra jeme, ma s' po jam tue t' njoftë
kaq fort rinuem je, kaq fort e plakun!
Gjithmonë jam mësue që Ti t' ma ndezish gjakun,
por tash acari po m'përgjethë, kam ftoftë!...

S' asht hera e parë që rrugëve tueja endem,
përmbas kujtimeve t' fëminisë tue nga:
se kurrë në zemrën teme s'paska prà
kanga për Ty. E, para se të çmendem

nga dhimbja e marazi e ngujimi,
nga vorret që po çilen kaq mizore
tue m' i përpi të dashtunit e mi,

po due me t' përshndetë në shenj' nderimi
edhe ktë herë, o Shkodra jeme prore
sa e madhnueshme n' Dashtni, aq dhe n' Idhni!

Lexo dhe: [ Robert Shvarc, eruditi i çuditshëm ... ]

COMMENTS