lec shllaku
Malli m' zharriti për vlla e motër,
Nanë e babë, ç' ka kishe n' votër,
Për miq e shokët e fëminisë,
Që bashkë kalueme lulen e rinise;
Për fusha, brigje, majet e malit,
Ku lenë djelli e pika e djalit.

Malli më merr ditë për ditë
Për ksollen ku jam rritë,
Për babëgjyshin kurë m'kallxote:
Si, dikur, Shqiptari luftote;
Për tufen e dashin me kumonë
Që delshin heret e bijshin vonë.

Malli më mallgjen pa masë
Për shkollë e vorre rrasë për rrasë;
Për valle, shtrregulla e kullana,
Që me dashtnì mi mësoj nana;
Për Shengjergj që bjen n'Prendverë,
Dhe gëzimi ndihej derë për derë.

Malli m' keputi për nusen e ré,
Ah! me mue gjallë mbeti e vé;
Për të gjithë herojt e fisit,
Që po qindrojnë si landë e lisit:
Nji urdhisë së patezonë ...
Që âsht tue shkretue vendin t'onë.

Malli shpesh m' zhgreh n' vaj
Për gjakun që rrodh rrkaj,
Gjak fisnik i vllazënve t' mi
Që tash m' kanë lanë ne vetmì;
Pak durim o shokë t' vjetër:
Do të shmallemi n' jeten tjetër.

COMMENTS