shkodra shkoder
Dikur vallzimi
nuk méte njiherë,
në Rozafen mivjeçare.
Si vegim endej mbarë jeta
në Shkodren anderrtare.
Por nji të dridhun qepallash
zgjatë lumnija n'botë.
Kështu gazi n'qytet t'em u shue
e mbi buzë t'mija t'shkreta.
Sepse sa u zhduk rinija,
nji nga nji u treten, tana shpres't e mija.
Sot n'Rozafë germadhat kan bulue
e n'shpirt t'em ka zbritë trishtimi.
E dita e nata s'ka kurrnji ndryshim
pse dita nuk falë jetë
e nata nuk falë pushim.
N'muzg ndezet drita e mjerë
jo si dikurë n'kangë naten me e kalue,
pse tash méne vallet, qi u knduen njiherë.
E s'duket shpresë ner sy mertisë n'trishtim
e nuk lindë gaz ner votra pa zjarmë mbetë.
Mbrendë në shtëpija dridhet veç ankim
e der jashtë qejt hungrojnë
e n'ajrì si gjamë ushtojnë...

Por Shkodra prap andrron
e zemra nuk e lshon.
Dhe mue m'dridhet nji shpresë
si n'zemren t'ande.
Kshtu mjes mjerimi na buron andrrimi
pse ty e mue, Shkoder, me andrrue na kande.

Shkoder, 27 gusht 1933

COMMENTS