Mall për Shkodrën

Mall për Shkodrën
Nji mall i lagësht
si loti jot,
Nji mall i ambël
si lulja e blinit...
Nji mall si Jaret
që këndoj sot,
Për ty moj Loce
në shpirt më bini.

Për njata lule,
njata oborre,
Mbushë me aromë
e gjithfarë ngjyrash...
Për njata kangë
t'ambla e gazmore,
Për njat'buzqeshje
sysh e fëtyrash.

Për njat'humor
që t'letson hallin,
Nji zjarm n'krahnor
po ma shton mallin.

- Nga Pjerin Ndreka (Pier Kolond)

COMMENTS