Hamid Gjylbegu - Asaj

Tinka Kurti
BUKURIJA DUHET FORT

Si as vetë un nuk e di
N' shoqishojnë patme tokue,
Diçka n' zemër pata ndi,
Qysh at'herë kur m' ke shique ...

M' ata syt e shkruem qi ke,
M' at të kandshmen bukuri,
M' çile n' zemer nji varrë t're,
Njalle t' shejten dashtuni.

Për gjithmonë e për gjith vend
Ftyra e yte m'vjen nder sy,
Xene besë, po për nji mend:
S'due kërkend ma fort se ty!

Un mbas teje jam kah vdes,
Por ti mue nuk je kah m'don,
E prandej po shkoj e tres ...
Vjen nji ditë, qi tash m'kërkon!

Edhe ty kur t' bijnë mbi kry,
Njashtu si m'ka ra mue sot,
At'herë mue tash m'jep arsy:
Bukurija duhet fort.

COMMENTS