Poezi nga Etëhem Haxhiademi

Etehem Haxhiademi

Poezi nga Etëhem Haxhiademi


Asaj

O vash', qi n' sy veshtrohe,
se të rrëqeth gëzimi,
dhe andrrat e nji kohe
t' i ambëlson kujtimi;
qi m' dogje je shkaktare,
pse kryët s' e kthen fare?

Por un për ty do t' shkrihem,
sa vdekjes do t' i truhem
dhe ma në bot' s' do t' ndihem,
mbasi nga ti nuk duhem;
do t' më këputet shpresa
e do t' më mbloj' harresa.

Ahere ke me lshumun
dhe ti ca pika loti,
kur dheu t' më ket' mbëlumun
e s' do t' më kthehet moti,
se keq do t' vinj' ma s' fundi
për muë qi zemra m' mundi.

Por kur t' i derdhish lotët
un s' kam me t' i vështrumun
se s' do të jem ma n' botët
përsrì me u gëzumun,
prandaj fëtyrën ktheje
dhe fol përpara meje.

Vërtet do të mërzitesh,
kur nuk të flet dashtija,
por prap do të zbavitesh
ndonj' her' me kangt' të mija,
prandaj kah un pa droje
nji rreze t' syut lëshoje.

Ah, po të ulesh zemra
dhe të ndëgjojë zanin,
do t' lshohesh der' te themra
për me të puthë fustanin
e petkun tim do t' shtroje
qi për mbi té të shkoje.

Por ti s' shikon as fare
dhe shpirtin muë m' a there,
se mbahe mjaft krenare,
qi je lule prandvere,
por botën si ç' e njoha
dhe ty do t' vyshki koha.

Ahere s' ke me më pamun
të ndiqesh ma prej meje,
se gjaku m' u ka thamun
tyke u dhan' mbas teje,
prandaj sot buzët çili,
qi kanë er' trandafili.

***

Vivat academia!

M'û qasni, shokë, të gjithë jû pranë
Edhè me zell'n e djalërís
M'a ngrini atë t' amblin zanë
Me kndûmun kang'n e akademís:
Vivat academia!

Lûm kush gëzòn sá asht i rí
Këtë koh'n e bûkur të dëfrimit,
Me mall kûjtòn ai n' pleqëní
Të blertën moshë të 'tij t' mësimit.

Prandáj ûn sot po kam dëshirë
Gazmendín sá mâ shûmë t'a ndezim,
Kûrse po kemi kohë të lirë
Me nj' zân nashti prá të thërresim:
Vivat academia!

Lûm kûsh mësòn dhe Perëndija
Me mendje t' zgjûtë e ka krijûë;
Mjer ai qi vuën nga përtacija
Dhe mendjen s' don me shdrivillûë.

E sot qi gazin pa kufî
Ûn kam, o shokë, jû pse s'a frohi
Përqark tryezës për me pí
Por rrini lark e mendohi?

Mûë më pëlqente shumë me jû
T' shijoje lang'n e rrûshit sot,
Të ngrije gotat pa pûshûë
Dhe t' brohorisje me zân plot:
Vivat academia!

***

Sofís

Sofí, në ç' lodra t' bukura ti stërvite,
Me shoqet t'uja kûr kalòn
Nëpër blerìm të parkût mbas mesdite
Dhe djemt e rij për rreth shikòn?
Kûr m' ecni jû me hapa të gjithnjishme
Ti kûndrejt mje kthen ahere kryt
E më përvlòn me të vështrûëmen n' syt
Prej gojës tyke derdhûn t' qeshme t' shishme.
Gjithë bota ty të kqyr me gas, Sofí,
Se dûke si nji hanzë
Dhe porsì nji fëllanzë
Flûtròn ndër shqoba t' parkut për bukurí
E save djelmve t' rij
U mbiell në zemër lulen e dashnís
Dhe i ban tá kenë në vend të Perëndís.
Moj Nymfë vjeneze, nûk shikòn nji herë
Si gjûrmat t'ûja ûn për ditë
I ndjek kûr del ti me shetitë
Ndër vende qi kënaqin syn në verë?
E picërr ende jé
Si nji bûrbûqe e ré,
Se dy qind hana janë rrotllûë me rradhë
Qërkurse n' drit'n e botës ti ke ardhë;
E lûlet janë zbërthye tûë û-çelë
Në ngjyr'n e faqes tande t' bardhë
Veç gjashtmdhet vera për me t' përgëdhelë.
Oh, sá më kishte anda bashkë me ty
Të rrinja ndër kopshtina kryë mbë kryë
Edhè pastàj t' filloshim
Në librin tand t' këndoshim
Ca vjersha dashunije,
Në kohën t'onë mërzije!
Sá më kënaqet syni mûë, Sofí,
Kûr petkû i shtatit ty të dridhet
Prej erës ambël dhe të hidhet
Përmbi fëtyrën flokû i yt i zí!
Lûm ai djalosh qi fatin ka t' banojë
Në gaç'n e zemrës tande për gjithmonë;
Ai mûndet nga kjo bota të shijojë
Tûe mos e ndimun breng'n e shpirtit t'onë.
Ai mûndet krah për krahû drejt nga parku
Ndër dit të bukura t' eci plot haré
Me ty, moj vashë, qi porsi engjëlli jé;
Dhe ûn, ûn duë t' shikoj jû për së largu!
Veç Venusit, ah, s' mûnt të matet t' tjetër
Me ty, Sofí,
Për bûkûrí,
Se dej me atá sy të rij e t' vjetër,
Dhe përshëndet me nji mënyrë,
Qi m' shtie rrëqethe në fëtyrë!

COMMENTS