Festa 8 Marsit

8 marsi dita e nenes nderkombetare e gruas
Para rënies së regjimit komunist në Shqipëri, Dita e Nënës tek ne festohej çdo vit më 8 mars, ditë kjo që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Nuk dihet saktësisht kur kjo festë ka filluar të festohet në vendin tonë. Në vitin 1997, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë zgjodhi të dielën e dytë të muajit Maj si Festa e Nënës apo Dita e Nënës.

Ideja për Ditën Ndërkombëtare të Gruas u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, më 8 Mars, grave u bëhën urime dhe dhurata të ndryshme në shenjë respekti dhe mirënjohjeje. Dhurata që simbolizon më së shumti këtë festë është lulja e mimozës. Përdorimi i kësaj lule, si simbol i Ditës Ndërkombëtare të Gruas, lindi nga një ide e Teresa Mattei që së bashku me Teresa Noce dhe Rita Montagnana, më 8 mars 1946, me rastin e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Itali, zgjodhën lulen e mimozës e cila lulëzon në ditët e para të muajit mars dhe mund të gjendej pa vështirësi e pa shpenzime të shumta.

Në të gjithë botën, 8 marsi njihet si "Dita e Gruas". Në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, gjuhe, kulture dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet e grave për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim.

COMMENTS