Fjalë ari (fjalë të urta dhe thënie popullore)

Fjale ari, fjale te urta dhe thenie popullore

Fjalë ari (fjalë të urta dhe thënie popullore)


Fjalë ari - një përbledhje me fjalë të urta dhe thënie popullore nga krahinat e Shqipërisë dhe Kosovës, nga trevat shqiptare në Çamëri, Mali i Zi, Maqedoni si dhe nga arbëreshët në Itali, Kroaci etj. Kur është e mundur, për secilën prej tyre do të shënohet edhe krahina.

  • Buka e botës - laku i kokës. (Jug)
  • Burrë e grua, mish e thua.
  • Çdo berr varet nga këmbët e veta.
  • Davora e armikut - o helm, o thikë.
  • Fjal' e ëmbël - melhem në zemër. (Korçë)
  • Fjal' e keqe rrëzon male. (Jug)
  • Fjal' e keqe të dërmon, fjal' e mirë të larton. (Sarandë)
  • Fjal' e ligë - më e rëndë se plumbi. (Librazhd)
  • Fjal' e ligë për të zonë. (Jug)
  • Fjal' e mbarë nget ngadalë. (Jug)
  • Fjal' e mirë çan gurë. (Vlorë)
  • Fjal' e mirë nxjerr gjarpërin nga vrima. (Jug)
  • Fjal' e prapë vret të zonë. (Jug)
  • Fjal' e randë - plagë plumi. (Gjakovë)
  • Fjal' e xhahilit - si pushk' e katilit. (Elbasan)
  • Fjala e burrit - pesha e gurit.
  • Fjalë me çokë, mend për kokë. (Elbasan)
  • Fjalën e keqe, lene për nesër. (Krujë)
  • Fjalë pak e të amla. (Shkodër)
  • Fjalët e perzemërta e prekin zëmrën. (Vlorë)
  • Fol me gojë, e mos me dorë. (Jug)
  • Frënjtë mbajën kalin, mëntë mbajën burrin. (Jug)
  • Goja të idhnon - goja të gëzon. (Tiranë)
  • Gomarin, po e ngacmove për bishti, prit shqelma. (Jug)
  • Gomarit, po i solle, t'i durosh shqelmat. (Elbasan)
  • Grenxën as me shkop të mos e ngasish. (Veri)
  • Grerëzat, sa më shumë t'i ngacmosh, aq më shumë egërsohen. (Jug)
  • Gurit të rrukullisur dhe të dehurit mos i del përpara. (Gjirokastër)
  • Gjaku i nxehtë s'e lan pushkën. (Guci)
  • Gjarpnin mos e nguc në bisht, se të xen në gisht. (Shkodër)
  • Gjeti i marri të pirin e lëshoi udhën. (Jug)
  • Gjezdis si dhia për ujk. (Jug)
  • Gjithshkahit bani durim, se durimi asht pshtim. (Kosovë)
  • Gjithshka të bash, bane me urti. (Veri)
  • Gjuha të lith - gjuha të zgidh. (Vlorë)
  • Gjylpana majë më majë s' vihet. (Elbasan)
  • Hiqe këmbën xvarë dhe vallen shtruar. (Gjirokastër)
  • Hiq inatin - gjej rahatin. (Krujë)
  • Hiri gjen hirin - dhuna gjen dhunën. (Jug)
  • Hujin e mbramjes, shfreje nadje. (Shkodër)
  • Humbi kokën e pyet për flokët.
  • Hyp se të vrava - zbrit se të vrava. (Kosovë)
  • I riu si veriu. (Tiranë)
  • Kali plak s' mëson revan. (Tiranë)
  • Kallamoqi i ri e qet buken ma t' amel. (Shkodër)
  • Koha është flori.
  • Koha s' lidhet me litar.
  • Koka bën - koka pëson. (Jug)
  • Koka e falur nuk pritet.
  • Koka mundon këmbët. (Jug)
  • Kur s' ke gunën, shtro kësulën.
  • Kur s' ke shok, pyet shkopin.
  • Kush s' ka kry, ka kamë. (Shkodër)
  • Larg syvet - larg zemret. (Shkodër)
  • Lima e butë të ha trutë.
  • Mendja në lis e koka në plis. (Jug)
  • Më mirë të pritet koka sa të thyhen gjynjët. (Jug)
  • Mulliri bluan kur ka ujë.
  • Muri luan, burri s' luan.
  • Një krimb than një lis. (Jug)
  • Rrit gjarprin të të hajë kokën. (Jug)
  • S' ngopet ariu me miza.
  • Sipas kokës edhe festen. (Jug)
  • Si kofini pas të vjelave. (Jug)
  • Sytë që s' shihen, shpejt harrohen. (Tiranë)
  • Urtë e butë e plot tigani.
  • Varfëri mos rrit, pleqëri mos këllit, qen të huaj mos thërrit. (Arbëreshët e Sicilisë)

vijon ...

COMMENTS