Per me largue të keqen

Piktur Veterani

Per me largue të keqen


- Ah zotni doktor! Jam tue hjekë teper! Ma mirë me dekë!
- Nuk kam nevojë per këshille, e dij zanatin t'em.

***

- Si i bahet me i hjekë qafet njerzt e merzitshem?
- Epi pare uha.

***

Baltuku, pijanec, kthen nji natë në shpi edhe ma i kalamendun se zakonisht. N'e nesre, kur i del gjumi, pau se kishte kambët mbi jastek e kryet në fund të shtratit:
- Un pra kam kujtue mramë se po më dhem kryet e më paska dhimët kamba.

***

Dy oficera prej dy kombeve të ndryshme qi shkoshin mirë njeni me tjetrin ndodhen nji ditë bashkë e xuen me folë punë ushtrije. Së mrami njeni duel e tha:
- Na luftojmë per nderin, por ju luftoni vetem per rrogë.
- Asht e dijtun, ia priti ai tjetri, gjithkush lufton per çka s'ka.

***

Fryte nji erë e fortë e nji zotnís, tue shkue rrugës ia hoq kapelen prej krejet. Kthei kryet, e e shef kapelen kah rrokullisej neper rrugë. U lshue në vrap per me e kapë, dy herë u rrxue e ma në fund mrrijti me ia njitë doren. Nësa po e shite me kujdes me mangë të petkut, nji zotni tjeter pa kapele në krye po i avitet e po i thotë:
- Të falem nderës zotni qi pate mirsín me m'a kapë kapelen qi m'a muer era.
- E ke gabim, pergjegji ai tjetri, kjo asht kapela e eme.
- Jo, ia priti ai, t'anden tek e ke mbas shpine të varun per lidhës të vet.

***

- Unë të kam lypë uha njiqind lek. Pse më ke dergue vetem nandëdhetë?
- I kam ndalë dhetë lek per shpenzime shoje këpucësh qi kam me shkye kuer ka me m'u dashtë me ardhë me t'i lypë kushedi sa herë.

***

Si u kthye prej shkollet Gjini i thotë t' et:
- Na ka kallxue profesori sod se njerzit rrjedhin prej majmunit.
I ati me huj i pergjegjet:
- Ndoshta e ka pasë fjalen per tye, se un jo!

***

- Beni, a e shef se gjyshi asht i sëmuetë randë? Thueja ndo'i fjalë!
- O i dashtyni gjysh, a kishte me t'a pasë ande banden e permotshme?

***

Nji fmi shef nji shok të vetin qi ishte lshue vrep me shkue te shpija, e e pyet:
- Pse po nget kaq fort ej?
- Po shkoj në shpi, i pergjegji ky, pse do të më rrahin nana.
- Me të rrahë? E pse?
- Pse tuj lujtë kam shkye teshat.
- Po a fort t'i kande të rrahunat, qi po nget me i marrë a?
- Jo more, nuk m'i kande asnji grimë, por m'u vanue edhe pak, vjen baba, e mandej kishte me më kersitë edhe nji shterngatë të rrahunash ma e madhe edhe prej ti.

***

- Asht kaq i kulluet, kaq i mirë ajri në ket luginë qi në pak ditë bahet nieri njiqind vjetsh.

***

U xu njeni me t' shoqen. Grueja kapi nji dru e u vu t'ue ndjekë burrin neper shpi. Aj ik, e kjo mrapa tij me dru në dorë, deri qi ai vojt e u ndrye në musander.
- Del he qen! - bertet grueja.
- Nuk dal! - i shoqi në musander.
- Del he qen, del!
- Në daça dal, në daça nuk dal, a shpija e eme!

***

- Veshtë tú janë teper të gjatë per nji nieri...
- E t'út janë teper të shkurtë per nji gomar.

***

Nji plak u paraqit nji ditë në nji zyre sigurimi per m'u sigurue.
- Sa vjeç jeni? - e pyeti nëpunsi.
- Mbushi 96 në tetor, i pergjegji plaku.
- Më vjen shum keq, por ju jeni teper i motnuem e nuk mund të ju sigurojmë.
- Po të kqyrni statistiken, i pergjegji plaku, keni per të pa se janë pak fort ata qi desin mbasi qi t'i kenë mbushë 96 vjetat.

***

- Po të tham se me pi duhan, në njenën anë ti ban mirë, por në tjetren...
- Në tjetren anë, me tregue të drejten, s'e kam provue kurr.

***

Te mishtari (kasapi)

Nji grue: Kta eshtna (koca) janë teper të trashë, të lutem me m'i thye.
Kasapi: Agyp, theja eshtnat ksaj zojës.

***

- Nuk e xa besë! Tushi asi njirit! Tushi nieri i keq! Këqyr mos t'a késh gabim.
- Gabim aspak, e njof mirë pse asht miku i em ma i madh.

***

Në gjykatore

Gjuqtari: Pse i ke vjedhë ato kundra (këpucë) të vjetra?
Vjedhësi: Kujtova se janë të reja, more Zotni.

***

- Kur shof ty, më çon mallin e Hilukut.
- Cudë! Pra nuk i gias aspak.
- Jo, por edhe ai më ka 5000 lek borxh.

***

Njeni shkon në kafe e porositë nji gotë konjak. Por kúr ia bijn e kthen se teper i turbullt, e në vend t' atij urdhënon me i prue nji gotë fernet. E pin edhe çohet e shkon. Kamerjeri i vehet mrapa edhe i thotë:
- Pagueni fernetin zotni.
- Fernetin? M'a ke prue n' vend të konjakut.
- Po, por as konjakun s'e ke pague.
- E pse da t'a paguejshem, mbasi ishte i turbullt e as në buzë s'e vuna!!
E shkoi pa pague.

***

- Lul, shka ke ba me at 500-lekshin qi të kam falë sot nade?
- J'a kam dhanë ati plakut të shkretë...
- Ti je per të vertetë nji fëmi i mirë - ia priti e ama e prekun në zemer, mandej e pyeti:
- Po më trego, cilit plak?
- Atij qi shet biskota e çokolata atje, te dera e shkollës.

***

- Të tanë shkaku i ligshtís se syve tú asht rakija.
- Oh, ti po don me u tall me mue, un kuer pi raki shof dyfishin!!

***

- Baba thotë qi në këto kohë të vshtira, asht detyra e ne pasanikve me ba kursime per me i dhanë shembull të mirë nevojtarve.
- Po a e ven në praktikë ket punë?
- Po si! Ka fillue me 'i herë me i ulë rrogen puntorve.

***

- Ndije nanen, me rrejt asht punë e keqe fort. Duhet me thanë gjithmonë të verteten, shkado me ndodhë.
- Po, moj nanë.
- Uh! Po bje dera. Shko e çile e në kjoftë Gjizela thuej se nuk jam në shpi.

***

Profesori: Më thuej pse ndryshon ora e Amerikë me t'Europës.
Nxâsi: Pse asht gjetë ma vonë z. Profesor.

***

- A mundem me t'u çilë?
- Po si!
- E mirë. Kam nji hall e jam ngusht per 10000 lek.
- Mundesh me m' besue, s'kam me ta qitë segretin kurr e per ket jetë. Xene se s'kam ndie aspak çka më ke thanë.

***

Nji kamerier derdhi gabimisht langun e mishit mbi petk të nji zojës, qi me idhnim u çue prej karriget. Por kamerjeri tue qetësue i tha: Mos u xejë moj zojë, po t'bie lang tjeter.

***

- Pjeter, i bertet zotnija me furí sherbtorit qi e ka merzitë, këtu njani asht i marrë, o ti o un.
- Zotni, pergjegji Pjetri me shum nderim, po t'ishem un i marrë, zotnija e jote nuk kishte me më mbajtë në sherbim.

***

Burrë e grue

- ... tek e fundit, burri qindron ma nalt se grueja pse asht krijue perpara!
- Kjo s'don me thanë gja se gjithmonë bahet nji moster para se me u ba kryevepra.

***

- Persè ke kenë i mirë e i ndigjueshem sot, po t'ap lejen me marrë nji grusht lejthija...
- M'i ep ti nanë.
- Oh, sa i dashtun je!
- Po, nanë, perse dora e yte asht ma e madhe.

***

( vij________________________on në ditët e adhshme )

__________

VINI RE! Çdo ngjasim me:
1. ngjarje që kanë ndodhur, që po ndodhin a që do të ndodhin;
2. persona në jetë, jo në jetë e të ringjallur;
qoftë në Tokë a qoftë në ndonjë planet tjetër,
është krejt e rastësishme. (shkodradaily.com)

COMMENTS