Frederik Rreshpja - Det

Hëna ikën nëpër mjegulla
si varka e dhembjes sime.
Ëndrra ime për ishujt e kaltër
nëpër dhembje, nëpër hënë!

Gdhenda në breg të detit pikëllimin tim.
Vijnë dallgët dhe bëhen lotë
si lotët e miteve tek statuja ime,
por mua asnjë vdekje nuk më zë.

Perëndimi si vrasës me thika ndër duar
nëpër dhembje, nëpër hënë.
Tërë jeta ime si këto ujra nën thika,
por mua asnjë vdekje nuk më zë.

__________

Lexoje këtë poezi në Anglisht: [ Sea ]

COMMENTS