Migjeni - Frymzim i pafat

Frymzim' i em i pafat,
që vjen e më djeg mu në gji,
për ke po më flet? Për ke të shkruej?
Përse po më ban që kaq të vuej?
Pse vjen e më djeg mu në gji,
frymzim' i em i pafat?

Për të gjorët? për ata që nuk kanë dritë?
O frymzim' i em i ngratë,
mjaft me plagë qi skan' shërim,
leni të dergjen në mjerim.
Njerzit s'duen ma trishtim,
botës s'ja kande atë kangë të thatë,
thot se mjell një farë të idhtë.

Far' e idhtë... far' e idhtë...
- O njerz të bimë nga far' e ambël!
Frigë të mos keni, pse një kangë
mund të ju theri në ndjesi,

të ju kujtojë zêmrën në gji
në ndërgjegje dhe një dangë...
por ju të ju bajë edhe ma zi.

Frymzim' i em pafat!
Shporru ktej! Nuk të due!
S'i due hovet tueja të nalta,
as fluturimet... Nepër balta...
të ditve t'ona të shklas un due
rrokë me njerëzit që rrokë nata.

COMMENTS