Martin Camaj - Hija e gështenjës

Hija e gështenjës ia mbulon vorrin
ma e randë n' mendim
se rrasa e shkambit mbi të.

Me të asht fryma që më fali
te shpia e re në mal:
amza e arkës së kalbun
përqesh mishin e mishit të saj.

Nji botë e tanë,
nji grusht eshtna ma të bardhë
se lulet e borës tua hapun sytë
atje,
n' pranverën e vonë.

COMMENTS