Martin Camaj - Mospërfillje

Mbas mjesnate hana derdhi rrezet
prej majes së shkambit deri në lumë.

Mbasi që u ngi me gjumë
këndon qokthi ndër rreze
sytë, dy pika uji, ndrisnin dhe kanga
pikon në luginë, në terr.

Dikush buzë lumit n' agim gjeti
sqepin e thyem të qokthit e tha:
dam! Kqyre këtë tingull që ra
e plasi në gurë.

COMMENTS