Frederik Rreshpja - Rri sonte te unë

Hëna mbi lumë vizaton
një urë për ëndrrat e yjeve;
reja gri, si mall i harruar,
vë kryet mbi duart e pyjeve.

Ti erdhe nëpër udhën e hënës,
çeli gonxhe edhe pragu i portës.

Rri sonte te unë,
sa të bëhen trëndafilat e drurëve të vdekur!

COMMENTS