Frederik Rreshpja - Shiroka në dimër

Nuk ka më zogj. Fluturimet u fshinë.
Asgjë veç grunti primitiv i shiut.

Bregu mendohet tek këmbët e ujrave
duke ëndërruar verën që shkoi.
Në rërën e harresës unë mbledh
qeramikën e portetit tënd.

Sa e shkurtër kjo verë, o Zot!
Një grusht rërë dhe një grusht diell.
Tërë kalendari i verës vetëm me një të shtunë
dhe tërë e shtuna vetëm me një puthje.

COMMENTS