Martin Camaj - Shkushullim

Kush iu kujtue territ
që bie në luginë mbas fikjes së yjve
para agimit?
Shkatërruesi i vetës, nji krip-bardhë
e gjeti se koha e munget
mes dritave
i hyn në palcë gurit
dhe ashtit njerëzor.

Terrin mes dy dritave
s'e duron ylli që shkoqet,
as njeriu.

COMMENTS