Frederik Rreshpja - Shqiponja

Një avion ikën diku dhe zogu suprem
Vështron me përbuzje shpirtin prej duralumini
Që rënkon, nga një dhembje metalike.

Qetësohu, avion i lashtë i rapsodive!
Është ndarja njerëzore që ulërin qiejve
Ndjekur nga kavaleria e shirave.

__________

Lexoje këtë poezi në Anglisht: [ The eagle ]

COMMENTS