Frederik Rreshpja - Zog i vogël

Tani ti do të ikësh qiejve.
Por akoma fluturimi yt rri në duart e mia.
Mos i harro duart e mia!
Në një çerdhe të tillë njerëzore s'ke për t'u prehur kurrë më.

Shko, të presin qiejt!
Kam pasur shumë gjëra që i kam lëshuar nga duart e mia.
Kam pasur shumë dashuri që ikën një nga një...

Eh, fluturoi dhe ky gëzim i fundit.
Hija e tij u bë hënë dhe ra në det.

COMMENTS