Lasgush Poradeci - Vajtim mi trupin e shokut

Lasgush Poradeci poezi Vajtim mi trupin e shokut
Shpirtit t' im Ty, - Gas përjetë -
I pat falur koha;
Ububu! më le të shkretë -
Ah! posa të njoha.

Digjej zemr' e dashurisë
Posi yll i gjallë;
Shok! je nxirë posi pisë
Në buzë, në ballë.

Dh' ay syri yt i urtë
Flij - pëllumb në gjumë ...
Sot t'a shtyp qipall' e gurtë,
Është bërë lumë.

Psé më ndrite aqe fellë
Mun në shpirt, përhera:
Vesë, që çkelqeu në djellë.
Lule q' e thau era? -

Ah, nuk le të çeli jeta
Mun në kulm të sajë:
Biskun q' e thëthin përpjeta
Të çeli në majë,

Zot!
... Në Botë kaq mjerime,
Kaq një mall i nxirë
Pati mbushur jetën t' ime
Plot me shkretëtirë.

Lexo dhe: [ Bjenë telat - nga Lasgush Poradeci ]

COMMENTS