Ernest Koloqi - Shkodra në prill

Shkodra ne prill - Ernest Koliqi
O Shkodër, do t' jesh' âmbël tue lulzue
nên drit t' prendver's qi derdhet mbi heshtije
t' lulishtave ku gjetht lshojn' pak sa hije
e lulevilja porsa nis' me ersue.

Kush endet npër qytet, tue u përshkue
n' vetmín e érshme t' udhave, do t' ndije
vajzat kah kndojn' mbas mureve n' kopshtije
tash qi n' gjergjef jasht' dalin me punue.

Nji qoshe kopshti dij ku gjithmon' ulet
t' qindisi 'i vajz' nên nji bajam e lulet
i bien mbi pun' sa her' qi flladi i lot.

E tue shkund' kryet prej fletzave nga 'i herë
përgjon mos rreh nji dor' e njohun n' derë ...
por hesht gjithkah prendvera e ajo pret kot!

COMMENTS