Jehe të mekuna - poezi nga Mark Ndoja

Mark Ndoja

A t' bje' ndër mênd, Lulush', kúr mbí bregore
Të dheut brî vorresh shkojshim nën njat' dritë
Të hân's qi u êndte mallshëm npër tërthore
Të qiell's si t' ishte né tui soditë?

Rrugës na e ndieshim kangën ambëltore
T' bilbilit qi po ndiellte t' bardhën Dritë;
E mallshëm shushuritja e val's shkumore
Atjè mbi breg dihatte tui na pritë.

Atjè mbi breg né goja s' na punote
Me e qit' nji fjal', kah rrethaz mshehtësín
E ndieshim të këthellë, edhe prei droje,

Tu' u kqyr' ndër sy, prei drit's drita kërkote
Me e pá në fund të zêmres dashtunín
Qi shpreh' ia kishim shoqishojt për goje.

- 2 -

Për mue é bukurivet bukurija
Ti ishe; por çka! Mâ sod ti nuk ma ké
Jetën, e bukurín i ziu njai dhé
Si vedin ta ká bâmun kû heshtija

Veç mbretënon, e ditën, kur njerzija
Lëviz' pá prâ për ndonji pun' të ré
E natën, kúr shkon hâna tui e zbé
Përvajshëm dritën mb' t' zymtumat silvija.

Ah po! Se atò silvija natën m' vaje
Të mija e t' ujit me kumbore gjâmën
Përziejn' fishkllimin q' era u bân mbí maje.

E kshtu t' gjith' natën, oi Lulush': veç t' bâmën
Drita me dal', për mue pa farë uzdaje,
Kah jeta plot errsí lëvizi kâmën.

- 3 -

Ndryshej agimet kjen' kû u njoftme s' pari:
Kur nadjeshi u përshndetshim, mue njai djali
I vetëm qi të desht e e deshte e lari
Kjé i ballit t' tij, pse vargjet krejt t'i fali,

M'u dukshe mb' at dritore si visari
Mâ i madhi n' bot' qi syt e zêmrën m' dali,
M'u dukshin syt t'ú rreze mb' voesa bari.
E ftyra han' qi lén tínzisht mbas mali.

Si jeta e njeriut kjênka plot rreziqe!
E shi njat' her' kúr ditt mâ të luma
Iu duk'kan, Mordja e shembëtuet me kosë

Tu'u përqesh' para i dalka, e: "Të jan' sosë
Ditët". Kndei jeta tý t' lá si shkuma
Të páqindrueshmet lên uji mbí briqe.

- 4 -

E kot të thrras, Lulush', nepër vetmí
Të vorreve, kû rrasat vet' po m' thonë:
"Ktei kushi mâ nuk del: kashata e jonë
Lulusha e pakundshoqe n' bukurí

Âsht bâ, pse kshtû na kemi pas' lakmi
Gjymtyr' t' njoma me bré n' shekuj gjithmonë."
E shkojn' trishtueshëm tui m'u bâ jehonë
Kto fjal' qi zêmrën lnuer ma kanë e grí.

Por shpejt, Lulush' tash flêj' brî rrasës s'ate
E, at'her', ndër vorre s'kan' gjâmtë e pemêve
T' mija me u ndie, tash fshân' vetëm Natyra

Mbí vorre t'ona n' t' giatat net shtergate:
N' harres' tash hupë at'here kanga e jême,
Pshtet' për Çinár, tash kjan' heshtueshëm Lyra.

COMMENTS