Kunora e bylbylave - Dom Ndre Zadeja

Ndre Zadeja, Dom Ndre Zadeja
Lét i prekë me fletë zbunimi
Zêmren zêmrave tue qasë:
Ndîn se rrahin prej mallnjimi
Se janë frŷ e duen me plasë.

Këndon bylbyli, bân se s' ndjeva,
Shkundet puplash, bân se s' pá,
Po kur dorën mbrêndë e këtheva,
Me tý bashkë, bylbyl, kam kjá...

Zoga të bukra, delni, eni,
Sot prej prindvet do t'u dajë:
Gjâ s'po mêrrni? Gjâ s'po keni?
Bukurija e vetmja pajë!

Rrokni babë e puthni nanë,
Të dyvet lypni halláll,
Me sŷ matnje anë e m' anë
Shpín qi sot u qet me mâll.

I percjellë kafazi i vjetër:
Udhamarë, bylbyla të mí!
Shkoni e gjêni 'i kafaz tjetër
Shkoni e gjêni prind të rí...

Besabesë fort jam idhnue
E kësaj jetë s' di çka me i thanë!
Zêmra zêmren me largue,
Sŷni sŷnit lot me i dhanë!

D. Ndré Zadêja / Shkrel, 1933

COMMENTS