Bjen shi - poezi nga Qemal Draçini

Qemal Draçini - Bjen shi
Bjen shi pa da mbi qytetin e heshtun,
Thell n' dhomë vetmitare gjimon stuhija;
Mbi xhamat e ndymë rrjedh ujt n' njimij vija.
Thell pershkohet ujt n' tokë nga afshi rreshkun.

Mbi xham t' djersitun, ça nga njimij vija,
Me germa t' shtrembta emni i saj a shkrue:
Emni i saj - dashtnit ledhatuese.
n' kohen e larg't, - porsa ish n' prak rinija.

Bjen shi pa da e dhimbshem trishtija
Zatet n' zemër tonë, si zog mali i tretun.
Mallim i trishtimit zgjohen n' zemër t' fjetun.
(Një za vikat t' madhe, nalt ktu te shpija).

Emni i saj, shkrue n' xham t' ndyt, nga djersa rimë.
Kur men shiu, nis kadal, me djersë, m'u shqimë.

Lexo edhe: Qemal Draçini - kujtime burgu

COMMENTS