Nji shikim - poezi nga Pjetër Gjini

Pjeter Gjini - Nji shikim
Pranverat prap kthehen
Rinija por, nget,
Ândrrimet po mshehen
N' mal - breznin e vet.

Kot thirra kaq mote
Ndiesija s't'u prek
Prap zêmra qi t' dote
Ndër vuejtje po hjek.

Sod, shpresën e kputa,
Mundimet jan' kot
Mjaft stina t'u luta
Me kangë e me lot.

Tash s'lypi kujtime,
Jo, lule s'kërkoj,
Nënqeshje, premtime,
Kurr ma nuk andrroj.

Nji hir veç prej teje
Po due n' ket prendim:
Kur t' endesh pran' meje
Me m' fale nji shikim,

Prej të t' cilit përhera
Do t' dejem n' gazmend,
T' kaluemet pranvera
Kah t' sielli ndërmend.

Lexo edhe: Pjetër Gjini - Malsori në Paris

COMMENTS