Fëmija dhe zogu - poezi nga Ndre Mjeda

Ndre Mjeda poezi
Shka ké, zog, qi rri kaq idhun
n' at kafaz e nuk po këndon?
- Jam ktu mbrendë si qen i lidhun,
prandej zemra më loton.

Fort i bukur, fort i dlirë
ky kafaz dikur t'u duk.
- S'e kam dijtë për kaq të vshtirë,
ktu ka helm ma shumë se bukë.

__________

i dlirë: i pastër.

Tjera nga Ndre Mjeda:

COMMENTS