Mark Ndoja - Liqenit të Shkodres

Mark Ndoja - Liqenit të Shkodrës
Sà shum frymzimet m'i solle kúr hâna
At' nat' mbí ujna t'ú m' drejtonte udhtimin!
Rreth me myster i'n mblue brigjet të tâna
E ki'n bânesat rà n' mâ t' plot' heshtimin.

Si at' nat' un vallen kurrnji her' s'e prâna!
Si shpírti prap ma ndien t' ambël gëzimin!
Kap' dora-dora me të bukrat Zâna
Tui lé papritmas e kam pá agimin.

E ai m' qeshi mallshëm përmbí njat' buz' qielli
Ngarkue përplot me shpresa t'ua, Nade,
Qi kjé për mue vertè nade prân'vere;

E, dal' mbí breg, un xûna e sýt po i sielli
Me pà kah' vîshe e kah' do t' shkojshe. At'here
M' níse, Liqê, tui m' ambëltue me fllade.

Shkodër, 1933

Lexo edhe:

COMMENTS