Pasioni dhe shija

Moikom Zeqo - Pasioni dhe shija
Pasioni i madh të dy na fryn,
Na djeg e na prish mëndtë:
Çdo gjë që digjet bëhet tym,
Po tymi s' është i njëjtë.

E madhe bota, pa dyshim,
E bukur dhe e rëndë,
Por është e bukur, miku im,
Kur s'ka asgjë të njëjtë.

Vërtet u dogjëm unë e ti
Si djaj e si të shënjtë;
Çdo gjë që digjet bëhet hi,
Po hiri s' është i njëjtë.

Besoj dy hiret i provon
Dinaku i madh Shën Pjetër:
"Të dy i lindi një pasion,
Po paskan shije tjetër".

Mikut tim, poetit Moikom Zeqo - nga Dritëro Agolli

COMMENTS