Lasgush Poradeci - Faqet e dashurisë

Lasgush Poradeci vepra letrare poezi
Kërkova
Lumtërinë,
Gjer sot,
Gjith më të kot.

Shijova
Çupërinë,
Një mot,
Me shpirtin plot.

Kullova
Djalërinë,
Me lot,
Që s' thahet dot.

Kuptova
Dashurinë:
Që lot
E shemb o Zot!

Dhjetor 1938

COMMENTS