Vanitas - poezi nga Veli Stafa

Veli Stafa poezi Vanitas
Prendver' pa diell, me trishtim
stine të pa kohë, me mjegull q' i gjanë
muzgesís s' vjeshtës si prendim n' agim
t' nji ngasherimi t' pa shpresë, si lule qi qanë ...

Jam natz' e pa hyj, hyll qi pa lindun fiket,
lindj' e pa dashun, ndjesi kot dishruese,
fole dishiresh e nji marrëzís qi digjet
tue u shkrumuem n' njimi pik-pyetje qortuese ...

N' fole t' ndjesive sa kot gershetova
parrizin qi s' asht; parfumin qi s' njifshe
n' thithje andrrimtare sa kot shijova.

Kimeret fminore tani m' janë t' rrxueme
ç' se djalerín t' eme pa perqethje dëbova
si berbuqe t' veshkur, berbuqe të trueme.

COMMENTS