Mbas vdekjes së poetit... Martin Camaj

Mbas vdekjes së poetit Martin Camaj
Ti qe frymshkurtë
pse guri në mal s'e ndieu
peshën e vargjeve tua.

Emnin tand e harruene vashat
dhe hija e vargjeve tua
vrân vetëm sytë e grave
të pjekuna, andërrtare
të rinisë së kalueme
e të thjeshtë.

Shokët tu, poetën, thonë
se ti more me vete, sall ngjyrat
e sendeve në sý
as me pasë dashtë me ikë e shkue
pa emën.

Lexo edhe:
- Martin Camaj - poezi të zgjedhura.
- Martin Camaj, shkrimtari i lartësive.
- Martin Camaj intelektual erudit.

COMMENTS